27.3 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Tragjedi në Greqi: Humb jetën një djalë 6 vjeçar shqiptar, mbytet në plazhin pranë shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një djalë 6-7 vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën teksa u mbyt në plazhin pranë shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur në komunitetin lokal të Arvit në Kretë, ku Nikolasi, i cili ndodhej me nënën e tij në shtëpi, i ka kërkuar asaj që të shkojë në plazh për të notuar. Nëna e tij nuk e ka lejuar, por ai arriti të largohej fshehurazi nga shtëpia dhe shkoi në plazhin që ndodhej disa dhjetëra metra larg shtëpisë.

Sipas medias greke Creta24.gr, disa minuta pas largimit nga shtëpia, Nikolasi u nxor nga uji pa ndjenja. Një banor i zonës pa fëmijën duke notuar pa ndjenja dhe ngriti menjëherë alarmin. Urgjenca u thirr në orën 13:30 dhe mësohet se djali ishte i shtrirë me fytyrë përtokë në ujë.

Në vendngjarje mbërritën banorë të fshatit dhe kalimtarë të rastit, të cilët, me ndihmën e një defibrilatori dhe mjekëve, tentuan të rikthejnë fëmijën. Ambulanca mbërriti menjëherë dhe fëmija u transportua në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por fatkeqësisht nuk ia doli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...