23.6 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Detaje të reja për vrasjen e Klajdi Prendit: “Kishte pasur konflikte me grupin e Ervis Martinaj”

Gazetarja Anduena Llabani ka dhënë më tepër detaje për vrasjen e 28-vjeçarit Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fani Prendi, i cili u ekzekutua më 19 nëntor. Sipas saj, ka të dhëna që tregojnë se viktima ka qenë i shoqëruar nga dy efektivë të policisë në momentin e ekzekutimit të tij.

Llabani theksoi se rreth 4-5 ditë përpara vrasjes, Klajdi Prendi kishte pasur një konflikt fizik me disa persona, të cilët dyshohet të jenë pjesë e një grupi rival të Ervis Martinaj. Ky grup, sipas informacionit, kishte goditur Prendin me tytën e pistoletës në një rrugicë të Tiranës.

Lokali ku unë qëndroja bashkë me një pjesë të stafit tim, ishte ngjitur me lokalin ku qëndronte viktima. Në atë zonë ka shumë makina dhe patrulla policie, të cilat kontrollojnë rrugën dhe vendosin gjoba për parkimin e gabuar. Vetëm 10 minuta para se të ndodhte ngjarja, ne jemi larguar,” tha Llabani.

Ajo gjithashtu konfirmoi se ka informacion që tregon se Prendi ishte i shoqëruar nga dy efektivë të policisë, duke aluduar se mund të ketë pasur një arsye të veçantë për këtë shoqërim. Përveç kësaj, Llabani nënvizoi se konflikti i tij me personat të lidhur me Ervis Martinaj mund të ketë qenë një nga shkaqet që çuan në vrasjen e tij.

Të dhënat e reja nga gazetarja dhe informacionet për konfliktet e mëparshme të viktimës po hedhin dritë mbi mundësinë që vrasja të jetë pasojë e një përplasjeje të mëparshme mes grupeve të ndryshme kriminale në Tiranë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...