26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Dhuna dhe urrejtja në rrjetet sociale: Një fenomen në rritje në shoqërinë Shqiptare

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe mllefit në rrjetet sociale është duke u bërë gjithnjë e më problematik në shoqërinë shqiptare, veçanërisht mes të rinjve dhe vajzave. Ky fenomen shpesh kalon nga sfera virtuale në përballje fizike, duke pasur pasoja të rënda për individët dhe komunitetet. Për të analizuar më thellë këtë dukuri, në një intervistë për studion e lajmeve, sociologia Eva Sinanaj ndau pikëpamjet e saj mbi shkaqet dhe ndikimin e këtij fenomeni.

Sipas Sinanajt, figurat publike, të cilat shpesh përballen me këtë lloj gjuhe urrejtjeje në rrjetet e tyre sociale, kanë krijuar një farë imuniteti dhe reagojnë më të ekuilibruara ndaj këtyre sulmeve. Megjithatë, ajo vëren se kjo gjuhë shpesh vjen nga individë me ç’ekuilibra emocionalë, njerëz të parehatuar me veten e tyre ose ata që kanë kohë të tepërt dhe e përdorin për të ndërhyrë në jetën e të tjerëve.

“Janë njerëz që nuk i njohin caqet e tyre dhe që shpesh gjejnë material për të sulmuar. Por kjo nuk i jep askujt të drejtën të japë një opinion destruktiv ndaj tjetrit,” u shpreh Sinanaj. Duke iu referuar edhe rasteve të dhunës fizike mes vajzave, si ai i motrave Berisha, sociologia theksoi se dhuna fizike shpesh pasqyron probleme të thella emocionale me veten.

Ky fenomen tregon se ka një nevojë urgjente për ndërhyrje më të strukturuara në nivelin e edukimit dhe mbështetjes psikologjike, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në rrjetet sociale dhe për të krijuar një mjedis më të sigurt e të shëndetshëm për të gjithë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...