36.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Sali Berisha paraqitet sot në SPAK për akuzat ndaj tij: 256 ditë në arrest shtëpie

Sot, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku pritet t’i komunikohet zyrtarisht akuza. Berisha ka qëndruar në arrest shtëpie për 256 ditë, që nga 30 dhjetori 2023, kur Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi masën e sigurisë ndaj tij.

Sipas gazetarit Igli Celmeta, më 21 tetor 2023, për Berishën u vendos masa e ‘detyrimit për t’u paraqitur’, ndërsa për Jamarbër Malltezin u dha arrest me burg, masë e cila më vonë, më 21 nëntor 2023, u ndryshua në arrest shtëpie. Prokurorët që drejtojnë çështjen janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai.

Çështja e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ka filluar që në vitin 2008 dhe u përmbyll në vitin 2012. Kjo është hera e dytë që Sali Berisha paraqitet në SPAK, pasi më 23 janar 2024 u thirr për t’u marrë në pyetje, vetëm 24 ditë pasi ishte vendosur në arrest shtëpiak.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...