33.9 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Ambasadori i BE Soreca: “Ata vazhduan të ishin në fushën e betejën në luftën kundër virusit…

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ishte sot i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve.

Në fjalën e tij, kryediplomati i BE falënderoi të gjithë infermierët, që sipas tij, u bënë ura bashkëpunimi për komunitetet, gjatë kësaj periudhe të vështirë të pandemisë së koronavirusit.

Sipas ambasadorit Soreca, infermierët jo vetëm i ndihmuan qytetarët nga ana shëndetësore, por edhe nga psikologjike. Më tej, Soreca theksoi se mungesa e stafit dhe kushtet e punës janë dy gjëra, për të cilat duhet punuar shumë muajt në vijim.

“Jam i nderuar të jem sot këtu për të përkujtuar sakrificën e stafit paramjekësor gjatë pandemisë. Dua të kujtoj të gjithë stafin, 3 mijë personat, që sakrifikuan jetën e tyre për të ndihmuar të tjerët, si dhe infermierët që humbën jetën gjatë pandemisë. Ata na ndihmuam për të zbutur efektin e virusit në popullsi, duke ndihmuar pacientët jo vetëm nga ana shëndetësore, por edhe nga ana psikologjike. Ata vazhduan të ishin në fushën e betejën në luftën kundër virusit, edhe gjatë procesit të vaksinimit. Infermierët u bënë ura bashkëpunimi për komunitetet, duke ndihmuar në këto momente të vështira. Ne jemi të vetëdijshëm se mungesa e stafit, për shkak të mbingarkesës, dhe kushtet e punës, janë çështjet që duhen adresuar. Duhet punuar në muajt në vijim. Ne si BE jemi në anën tuaj, jemi të përkushtuar për të ndihmuar Shqipërinë.

Ne mbështesim planin e vaksinimit në Ballkan. Ka qenë një përpjekje e fortë nga BE dhe vendet anëtare. Ne qëndrojmë të përkushtuar për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar sëmundje si koronavirusi, por edhe për të rritur cilësinë e sistemit të shëndetësisë. Të dhënat tregojnë se ka një ngadalësim të shifrave të Covid-19, por është e rëndësishme që të vijojë zbatimi i masave. Ky është një moment për të përkujtuar ata që humbën jetën nga koronavirusi. BE dhe Shqipëria kanë nevojë t’i japin fund kësaj pandemie dhe t’i japin formë një të ardhmeje të re. Të gjithë së bashku duhet ta tejkalojmë këtë krizë dhe të ofrojmë një të ardhme të re”, u shpreh ambasadori Soreca.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...