26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Djali i Azem Hajdarit: “Ai nuk mendonte sot për sot, por për të ardhmen e shqiptarëve” – Homazhe për heroin e demokracisë dhe Lëvizjen e Dhjetorit

Sot, Partia Demokratike po kryen homazhe në nder të heroit të demokracisë Azem Hajdari dhe Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990. Në ceremoninë përkujtimore, djali i Azem Hajdarit rrëfeu detaje të pazbuluara më parë nga jeta e të atit, duke theksuar vendimet e rëndësishme që ai mori në një moshë të re dhe sakrificat personale për kauzën e lirisë.

Sipas tij, Azemi kërkonte të rrëmbente të ardhmen, duke marrë vendime që shpesh përballeshin me kundërshtime nga familja:
“Babai kur erdhi herët për studime në Tiranë, donte të rrëmbente gjithçka. Ai ra në dashuri me nënë time, ai u detyrua që ta rrëmbente atë, pavarësisht dashurisë së tyre. Këtë gjë nuk e lejoi sistemi. Pas kthimit në Tropojë, ai u nis sërish drejt Tiranës,” rrëfeu djali i liderit historik.

Ai kujtoi gjithashtu presionin e gjyshit të tij:
“Gjyshi im, rahmet pastë, duke qenë se ishte pasojë e kohës dhe brezave të kohës, mendonte të pamundur që djali i vet të vinte në Tiranë. I thoshte: ‘Lëri këto ëndrra, se e ke të pamundur që ta bësh këtë gjë’. Qeshte dhe u tallte në mënyrë ironike. Por jo, Azemi nuk mendonte sot për sot, por mendonte më afatgjatë, për veten dhe miqtë e tij.”

Djali i Hajdarit theksoi guximin e babait të tij gjatë protestave studentore:
“Ai në Tiranë u njoh me miqtë e tij dhe vendosëm të dilnin para plumbave dhe tanqeve. Në ditën kur studentët u konfuzuan pak, ata s’po dinin nëse do e përkrahni. Ai u ngrit sipër shokëve të tij dhe tha: ‘Dal garant me fëmijët e mi, Kirin dhe Rudinën. Nëse unë ju tradhtoj, keni fëmijët e mi’.”

Në fjalën e tij, djali i Azem Hajdarit theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe sakrificës së studentëve të Dhjetorit, duke u bërë apel që brezat e rinj të njohin dhe të nderojnë kontributin e tyre në rrugën drejt demokracisë:
“Kam kënaqësi që të jem këtu sot, në një ditë ku të gjithë shqiptarët duhet të jenë kryetar. Falë këtij heroizmi, shqiptarët duhet të dinë se falë asaj sakrifice, sot po përjetojmë demokracinë,” tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...