28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Erik Lloshi i revoltuar: “Si mund të shëndërrojnë gazetarët në klikime humbjen e Shpat Kasapit?”

Këngëtari Erik Lloshi ka shprehur indinjatën e tij të thellë për disa komente që i janë bërë pas pjesëmarrjes në emisionet televizive ku nderoi dhe kujtoi mikun e tij të ndjerë, artistin Shpat Kasapi.

Në një intervistë, Lloshi tregoi se menjëherë pas ndarjes nga jeta të artistit 40-vjeçar, ai ishte i ftuar në një emision, ku emocionet e tij nuk mund të kontrolloheshin dhe lotët dolën natyrshëm.

Megjithatë, prapaskenave të emisionit, këngëtarit i janë bërë komente të tilla si:
“Sa bukur qaje” dhe madje i janë bërë ftesa të tjera që “të qaj” sërish për mikun e ndjerë.

Këto fraza i kanë shkaktuar revoltë dhe irritim, pasi Lloshi e ka konsideruar më se të papranueshme mënyrën se si disa gazetarë mund të flasin për një humbje kaq të dhimbshme:
“Është e trishtë dhe e papranueshme të shndërrohet dhimbja e vërtetë në një spektakël për të kënaqur publikun apo për komente të pahijshme,” tha ai.

Këngëtari ka theksuar se kujtimi i Shpat Kasapit duhet të jetë një akt nderimi dhe respekti, dhe jo një subjekt për tallje apo shaka mbi emocionet njerëzore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...