29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Djali i Azem Hajdarit rrëfen fëmijërinë pa babë: “Për dy muaj pas vrasjes së tij mbeta pa emër”

Djali i Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes Studentore të viteve 1990–1991 që solli rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, ka ndarë një rrëfim të rrallë dhe emocional për jetën e tij në emisionin “Elevate by Floriana Garo”.

Ai tregon për kujtimet e fëmijërisë, mes fotografive dhe rrëfimeve për një baba që nuk arriti ta njihte vetë. “Në moshën 3–4 vjeç, ajo që mbaj mend është se shtëpia jonë ishte gjithmonë plot. Familjarë, mbështetës demokratë, politikanë dhe truproja. Gjithmonë kishte njerëz”, rrëfen ai.

Një detaj i pakthënë më parë lidhet me emrin e tij. Për dy muaj pas vrasjes së babait, ai mbeti pa emër: “Vendosja e emrit nuk ishte prioritet”, thotë ai, ndërsa emri Azem iu dha më vonë, pas një momenti simbolik me kryedemokratin Sali Berisha: “E mbaj mend doktor Berishën kur e pashë në një reportazh. Kur u pyet në maternitet, tha: ‘Azemi është gjallë’. Dhe aty më mbeti emri”.

Ai ndalet edhe te marrëdhënia e prindërve të tij dhe te raporti i ngushtë që Azem Hajdari kishte me Sali Berishën: “Babi kishte disa gjëra që i donte shumë: lirinë e Kosovës, Ibrahim Rugovën dhe doktor Berishën. Ai kishte vlerësim të jashtëzakonshëm për të si mjek, kirurg, pedagog, por mbi të gjitha për faktin që zgjodhi të rrezikonte gjithçka për të mirën e njerëzve”, shprehet djali i legjendarit lider.

Ky rrëfim ofron një portret intim të jetës së brendshme të një fëmije që u rrit nën hijen e një emri historik, duke treguar se trashëgimia e babait nuk ishte vetëm politike, por edhe personale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...