24.8 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

“Do rikandidosh sërish Flamur Nokën?”, përplasje mes Ilirjana Kuçanajt dhe Berishës në mbledhjen e PD-së

Një debat është regjistruar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, menjëherë pasi kryetari i PD-së, Sali Berisha, përfundoi leximin e listës së kandidatëve për zgjedhjet e brendshme të partisë.

Ish-kandidatja për deputete dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, ndërhyri duke akuzuar drejtuesit e mbledhjes për mosrespektim të statutit dhe ngriti shqetësimin për një rezolutë që, sipas saj, ishte depozituar në kohë, por nuk ishte marrë në shqyrtim.

Debati u zhvillua si më poshtë:

Ilirjana Kuçanaj: “Ka një kërkesë që e kam depozituar 24 orë para. Ne jemi anëtarë të Këshillit Kombëtar. Të lutem respektoje statutin, mos e nis detyrën në shkelje të statutit.”

Kryetarja e Këshillit: “Ka rend dite, do të zbatohet rendi i ditës.”

Sali Berisha: “Lërmë të flas. Paraqitja e rezolutave ka rregullin e vet. Do kesh të drejtë ta paraqesësh sa herë të duash, por sipas rregullit. Nuk mund ta shkruajmë statutin ne këtu.”

Kuçanaj vijoi me kritikat e saj, duke pretenduar se statuti ishte shkelur që në fazën e hartimit të listave.

Ilirjana Kuçanaj: “Statutin e ke shkelur që në momentin që kemi shtuar 37 emra… Të rikandidojmë Flamur Nokën sekretar të përgjithshëm?”

Përplasja u zhvillua në prani të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ndërsa mbledhja vijoi më pas me rendin e ditës të përcaktuar nga drejtuesit e forumit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...