24.8 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

“Të rinjtë na kanë hequr frikën”, protestuesi shpërthen ndaj Ramës: “Na quan korba e sorra, qeveria e tij është një çetë hajdutësh”

Rezistenca popullore ka hyrë në ditën e saj të 46-të, ndërsa qytetarët e mbledhur në shesh shprehen të vendosur për të vijuar protestën, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen.

Gjatë tubimit, një prej protestuesve mori fjalën, duke vlerësuar rolin e të rinjve në organizimin dhe vazhdimësinë e protestës.

“Të rinjtë na kanë hequr frikën shqiptarëve për të qëndruar këtu në protestë për 46 ditë”, u shpreh ai, duke theksuar se angazhimi i brezit të ri ka qenë vendimtar në këtë qëndresë.

Më pas, qytetari lëshoi akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

“Nuk mund të rri pa përmendur kryeministrin Edi Rama. Ai del me deputetët e tij dhe i quan protestuesit korba, sorra, e të tjerë. Ai dhe qeveria e tij janë një çetë hajdutësh dhe të ngordhur”, deklaroi protestuesi gjatë fjalës së tij.

Protesta vijon prej 46 ditësh, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...