20.9 C
Tiranë
Friday, July 24, 2026

“Do t’ju vras të gjithëve”, flet vëllai i 58-vjeçarit të vrarë në Roskovec: E kishte paralajmëruar, ishte një vrasje e paramenduar

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht, në Roskovec, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se vrau ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas u largua nga vendngjarja së bashku me ish-të fejuarën.

Vëllai i viktimës ka deklaruar se autori i dyshuar kishte kërcënuar prej kohësh familjen, duke pretenduar se krimi ishte i paramenduar.

“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku”, u shpreh ai.

Sipas tij, ish-e fejuara e autorit jetonte me familjen e saj dhe marrëdhënia mes çiftit kishte qenë problematike prej kohësh.

“Vajza qëndronte këtu. Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Tani ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar”, deklaroi vëllai i viktimës.

Ndërkohë, Policia vijon kërkimet për kapjen e 35-vjeçarit dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht pretendimet e familjarëve lidhur me motivin e krimit apo rrethanat e largimit të ish-të fejuarës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Gjirokastër, foshnja 7-muajshe humb jetën gjatë transportit drejt spitalit, nisin hetimet për...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një foshnjë vetëm 7 muajshe ka humbur jetën gjatë transportit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal...

Bërxullë/ Gjendet pistoletë dhe fishekë në banesën e 43-vjeçarit, arrestohet Juljan Koni

0
Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia në fshatin Bërxullë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë e mbajtur...

Refit Buzi liron ish-të fejuarën pas negociatave me RENEA-n, vijojnë përpjekjet për dorëzimin e...

0
Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën e tij, Rozalinda Plaka, të cilën dyshohet se e...

Seanca e fundit parlamentare mbyllet me tensione, demokratët bllokojnë foltoren dhe mazhoranca voton projektligjet

0
Seanca e djeshme parlamentare u mbyll me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, pasi deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit duke kundërshtuar zhvillimin...

Aksidenti në det në Vlorë, 17-vjeçari përfundoi në spital pasi rrëshqiti në pjesën e...

0
Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në det, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur...