20.9 C
Tiranë
Friday, July 24, 2026

Ukraina godet me dronë Shën Petersburgun, shpërthejnë zjarre në objekte biznesi

Ukraina ka kryer gjatë natës një sulm me dronë ndaj zonës së Shën Petersburgut, duke shkaktuar zjarre në disa objekte biznesi dhe duke vënë në alarm autoritetet ruse. Sipas zyrtarëve rusë dhe mediave lokale, sulmet janë shtrirë edhe në rajonin e Tverit dhe në Krime.

Guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov, konfirmoi se dronët kanë goditur objekte të infrastrukturës civile përgjatë autostradës Moskovskoye, pa dhënë detaje mbi dëmet e shkaktuara.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Leningradit, Alexander Drozdenko, deklaroi se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar rreth 60 dronë ukrainas gjatë natës.

Si pasojë e sulmeve, një zjarr i madh shpërtheu në një objekt të kompanisë Wildberries në parkun e biznesit Utkin Zavod, në fshatin Novosaratovka, në jug të Shën Petersburgut.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngrihen mbi zonë. Kanali i pavarur rus në Telegram, ASTRA, raportoi se edhe një depo e dytë e kompanisë Wildberries, në lagjen Susari, u përfshi nga flakët.

Kompania konfirmoi se dy depot e saj në qytet kanë pezulluar përkohësisht aktivitetin, pa sqaruar arsyet.

Shën Petersburgu, vendlindja e presidentit rus Vladimir Putin dhe qyteti i dytë më i madh i Rusisë, ndodhet rreth 1,100 kilometra larg kufirit me Ukrainën dhe konsiderohet një nga zonat më të mbrojtura nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.

Megjithatë, muajt e fundit, sulmet me dronë ukrainas kanë depërtuar gjithnjë e më shpesh në mbrojtjen ajrore ruse, duke goditur objektiva në qytete të rëndësishme, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun.

Deri më tani, autoritetet ruse nuk kanë raportuar viktima, ndërsa vlerësimi i dëmeve materiale vijon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Gjirokastër, foshnja 7-muajshe humb jetën gjatë transportit drejt spitalit, nisin hetimet për...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një foshnjë vetëm 7 muajshe ka humbur jetën gjatë transportit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal...

Bërxullë/ Gjendet pistoletë dhe fishekë në banesën e 43-vjeçarit, arrestohet Juljan Koni

0
Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia në fshatin Bërxullë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë e mbajtur...

Refit Buzi liron ish-të fejuarën pas negociatave me RENEA-n, vijojnë përpjekjet për dorëzimin e...

0
Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën e tij, Rozalinda Plaka, të cilën dyshohet se e...

Seanca e fundit parlamentare mbyllet me tensione, demokratët bllokojnë foltoren dhe mazhoranca voton projektligjet

0
Seanca e djeshme parlamentare u mbyll me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, pasi deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit duke kundërshtuar zhvillimin...

Aksidenti në det në Vlorë, 17-vjeçari përfundoi në spital pasi rrëshqiti në pjesën e...

0
Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në det, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur...