19.5 C
Tiranë
Tuesday, May 19, 2026
spot_img

Dokumentari francez/ Komploti i madh ndaj njerëzimit me pandeminë covid-19

Ekziston një plan i madh për ti’a nënshtruar njerzimin një rifillimi të ri, një «Great Reset», dmth startimi nga e para. Dhe kjo është vendosur në forumin ekonomik të Davosit, duke shfrytëzuar një virus të shpikur në laborator, Covid 19. Qëllimi është arritja e një rritje ekonomike më të qëndrueshme dhe sipas të gjithë teorive komplotiste pas saj fshihen të njëjtët emra, Bill gates, David Rokfeler, apo francezi Jacques Attali.

Kjo është teza kryesore e një dokumentarit “Hold up” (gati 3 orë) të dalë të mërkurën e kësaj jave në Francë dhe që po çmend fansat e konspiracionit në rrjetet sociale ndërkohë që sulmohet me forcën më të madhe nga mediat “main-stream”.

Dokumentari i ripostuar edhe nga personazhe shumë të njohur në llogaritë e tyre ka si qëllim të alarmojë, të ndërgjegjësojë dhe të informojë njerëzit për ata çka po ndodh pas shpinës së tyre.

“Eshtë një plan i kalkuluar me shumë kujdes” thotë një nga produktorët e dokumentarit Christophe Cossé. Mendimin e tij të qartë për atë që po ndodh Cosse e ka shprehur në një shkrim përpara disa kohëve i cili pretendohet se e gjitha po bëhet për vaksinimin masiv dhe kontrollin dixhital të popullsisë dke shfrytëzuar një virus jo shumë më të rrezikshëm se Covid-et e tjerë sezonalë.

Dhe për të mbështetur këto teza dokumentari bën një skanim të imtësishëm të gafave që kanë bërë politikanët, të mendimeve shpesh kontradiktore që kanë shfaqur shkenctarët, të shplarjes së trurin në të cilën kanë marrë pjesë mediat e mëdha si dhe në ndërhyrjen e lobeve financiare të industrisë së ilaçeve.

“Futi një njeriu frikën e vdekjes dhe më pas me të mund të bësh çfarë të duash” thotë njëri nga të 37 intervistuarit e filmit, midis të cilëve gjenden edhe çmime Nobël, politikanë, mjekë infektologë, antropologë dhe infermijerë.

opennews.al

Sociologja Monique Pinçon-Charlot,  e cila njihet për kërkimet e saj mbi temën e borgjezisë së sipërme, kritikon ligjërimin e “frikës” të përcjellë nga media dhe madje shkon aq larg sa të flasë për një “luftë të tretë” botërore “dhe një” holokaust “që synon” zhdukjen e pjesës më të varfër të njerëzimit, sepse të pasurit nuk kanë më nevojë për ta “.

Duke parë kuriozitetin e madh që ka ngjallur ku dokumentar, i cili tani për tani mund të shikohet pa pagesë në rrjete sociale (por ama vetëm në frengjisht), mediat e mëdha i jane futur punës për diskreditimin e tij. Ato janë mbushur plot me shkrime fakt check që diskrditojë mënyrën e tij të shikimit. Gazeta e madhe franceze Liberation që i kushtoi të premten faqen e saj të parë këtij filmi e masakronte atjë në qëndrimin e saj editorial. Ajo i konsideronte të gjitha gafat, kundërshtitë dhe gënjeshtart e politikanëve dhe shkencarëve si gabime njerzore dhe jo si grimca të një plani të madh.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Taliban miratojnë rregullore të re për martesën dhe divorcin në Afganistan – rriten shqetësimet...

0
Autoritetet e Talibanit në Afganistan kanë miratuar një sërë rregullash të reja që kufizojnë më tej të drejtat e grave dhe vajzave, që nga...

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dy shqiptarë dënohen me mbi 18...

0
Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të gjerë...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar – përplasje e fortë me disa...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë...

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e Zaranikës – fatmirësisht pa viktima

0
Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat...

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve” – Ministri i Brendshëm reagon pas operacionit në Sarandë

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Shtetit në Sarandë, ku...