34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Donald Trump shërohet, mjeku: Presidenti negativ në testin ndaj COVID-19, ekspertët ngrenë dyshime

Donald Trump ka rezultuar negativ pas bërjes së testit të COVID-19 disa ditë rresht.

Lajmin e ka dhënë mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, duke shpjeguar se presidenti i SHBA-së nuk është më i rrezikshmë për të tjerët dhe nuk mund të infektojë.

Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi për mediat vetëm disa orë para se Trump të rifillonte tubimet e fushatës, Dr. Sean Conley, ka theksuar se tashmë presidenti ishte testuar negativ për disa ditë rresht duke përdorur një test antigjeni të Laboratorëve Abbott, BinaxNOW.

Ekipi mjekësor i zotit Trump kishte arritur në përfundimin se bazuar në të dhënat dhe udhëzimet nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “presidenti nuk është infektues për të tjerët”, tha Dr. Conley.

Sipas mediave amerikane, shumë ekspertë janë dyshyes në lidhje me testin e shpejtë, Abbott BinaxNOW , i cili sipas tyre nuk është provuar mjaftueshëm dhe nuk dihet sa saktë e tregon rezultatin.

‘Abbott BinaxNOW’ shkruan New York Times’ kushton vetëm 5 dollarë dhe funksionon si një test shtatzënie dhe zbulon praninë e një proteinë të prodhuar nga COVID-19.

Presidenti Trump i është rikthyer fushatës të hënën në mbrëmje me një tubim në Sanford, të Floridss, i pari që kur zbuloi më 2 tetor se ai ishte pozitiv për COVID-19.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...