23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Drejtues i Departamentit të Drejtësisë në PD:”Sistemi i Drejtësisë është në kolaps total”

Stoku i dosjeve në gjykatat e vendit ka arritur nivele alarmante, duke e bërë më të madh se mali i plehrave në Sharrë. Aktualisht, çështjet në pritje të gjykimit kanë arritur në 150 mijë dosje në të gjithë vendin. Këto dosje nuk janë vetëm statistika, por përfaqësojnë individë dhe familje shqiptare që presin drejtësi për çështje të ndryshme, si prona, dëmshpërblime, ose padrejtësi të shkaktuara nga keqqeverisja e Edi Ramës gjatë 12 viteve të fundit.

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar! Ky është një sistem që është në kolaps total dhe qytetarët janë tashmë të vetëdijshëm për këtë. Reforma në Drejtësi, e nisur në korrik të vitit 2016, ka dalë jashtë binarëve kushtetues dhe ligjorë, duke devijuar nga qëllimet për të cilat ishte nisur. Pasi eksperimentuan me sistemin e drejtësisë dhe e sollën atë në një formë të papranueshme, ata po tentojnë ta riparojnë atë përmes ndryshimeve ligjore të pamjaftueshme.

Harta gjyqësore ka dhënë goditjen përfundimtare në aksesin në drejtësi për qytetarët, duke bërë të pamundur marrjen e drejtësisë. Tashmë, me përpjekje për të shtuar këshilltarë ligjorë dhe sajesa të tjera, ata po tentojnë të arnojnë një sistem që ka rënë përmbys dhe është kapur politikisht.

Partia Demokratike angazhohet që, pas ardhjes në detyrë më 11 Maj, të marrë masa emergjente për rikthimin e sistemit të Drejtësisë në binarët kushtetues dhe ligjorë. Me ndryshime konkrete ligjore, PD do të punojë për t’i rikthyer drejtësinë qytetarëve, për të siguruar një sistem të shpejtë dhe efikas që është afër qytetarëve dhe i shërben atyre.

Stoku i dosjeve në Gjykatat e vendit është bërë më i lartë se mali i plehrave në Sharrë. Deri më tani çështjet në pritje të gjykimit kanë arritur në 150 mijë dosje gjyqësore në rang vendi. Këto dosje nuk janë thjesht statistika, por janë raste dhe halle kontrete, janë po aq qytetarë dhe familje shqiptare që presin prej vitesh Drejtësi!

Presin Drejtësi për pronën, drejtësi për dëmshpërblimet, drejtësi ndaj fatkeqësive që mund t’u kenë ndodhur gjatë jetës atyre apo të afërmve, presin drejtësi edhe ndaj padrejtësive që mund t’u jenë bëra gjatë ketyre 12 vitesh keqqeverisje të Edi Ramës!

Drejtësia e vonuar është drejtësie e mohuar!

Shifrat flasin vete dhe sistemi i Drejtësisë është në kolaps total.

Qytetaret shqiptare e kane shume te qarte tashmë se Reforma në Drejtësi ka dale nga binarët Kushtetues dhe ligjorë dhe ka devijuar nga qëllimet për të cilat u nis në Korrik të vitit 2016.

Pasi vunë dorë dhe eksperimentuan me sistemin e drejtësisë, duke importuar pseudoReformën me bekimin e Soros, sot po tentojnë të arnojnë mbi të njëjtin sistem që ka dalë duarsh. Harta gjyqesore i dha goditjen perfundimtare aksesit ne drejtesi per qytetaret duke jua bere te pamundur marrjen e drejtesise.Tashmë, me arnime të tjera ligjore, në një drejtesi që ka rënë përtokë dhe është kapur politikisht, po tentojnë të shtojnë këshilltarë ligjore apo sajesa të tjera, duke propozuar përjashtime nga detyrimi për ndjekjen e shkollës së Magjistraturës.

Partia Demokratike me ardhjen në detyrë më 11 Maj, do të marrë masa emergjente për rikthimin e sistemit të Drejtësisë në binarët Kushtetues dhe ligjorë!

Me ndryshime konkrete ligjore, Partia Demokratike angazhohet të bejë gjithcka që drejtësia t’i rikthehet qytetarëve, të jetë afër qytetarëve dhe aksesi i tyre në Drejtësitë të jetë i shpejtë dhe efikas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vritet me armë zjarri 45-vjeçari në Mirditë, gjendet i pajetë brenda automjetit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me...

‘P*çkë dhia, ishte stratege ajo’ – Ola ‘shpërthen’ me ironi ndaj Mozës pas postimit...

0
Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP 3”, një postim i fundit i Olës...

“Shakira shkruan sërish histori në Botëror!” – Kënga ‘Dai Dai’ shpallet më e mira...

0
Lidhja mes Shakirës dhe Kupës së Botës së futbollit ka hyrë edhe një herë në histori. Kënga zyrtare e edicionit të këtij viti, “Dai...

“Pse biem gjithmonë në të njëjtën grackë?” Studimi zbulon arsyen pse zgjedhim partnerë të...

0
Shumë njerëz betohen pas një ndarjeje se nuk do të përsërisin më të njëjtat gabime, por përfundojnë sërish në marrëdhënie që ngjajnë çuditërisht me...

“Nuk është turp të humbasësh 7-1 ndaj Gjermanisë”, Advocaat pas debutimit historik të Curaçaos...

0
Trajneri i Curaçaos, Dick Advocaat, ka komentuar me realizëm humbjen e thellë 7-1 ndaj Germany në ndeshjen debutuese të ekipit të tij në 2026...