28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ndalimi i Ariel Rrajës, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja, pas një ngjarje dhune në Krujë

Policia ka ndaluar Ariel Rrajën, nipin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, dhe djalin e Flamur Rrajës, i cili ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në tetor të vitit 2024 në zonën e Krujës. Ngjarja përfshin një sherr në banesën e shtetasit Kujtim Caca dhe familjarëve të tij, ku dyshohet se babë e bir, Flamur dhe Ariel Rraja, kanë ushtruar dhunë ndaj tyre për një çështje prone.

Pas ngjarjes, Flamur dhe Ariel Rraja ishin shpallur në kërkim. Ariel Rraja ishte më parë i arrestuar për shitje të lëndëve narkotike, ndërsa ky i fundit është ndaluar për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës. Gjatë operacionit për arrestimin e tij, janë proceduar penalisht edhe Flamur Rraja dhe shtetasi E. T., pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk iu janë bindur urdhrit për shoqërimin e 24-vjeçarit në komisariat.

Ky ndalim ka lidhje edhe me një ngjarje të njohur që ndodhi në korrik të vitit 2023, kur Flamur Rraja ishte përfshirë në një incident të dhunshëm ndaj vëllezërve Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët u kërcënuan dhe goditën nga anëtarë të familjes Rraja. Ngjarja tronditi opinionin publik, dhe pas saj, Rrahman Rraja u detyrua të dorëzonte mandatin e deputetit, ndërsa protesta të forta u zhvilluan në zonën e Borizanës për aktivitetin e një guroreje që po shkatërronte shtëpitë e banorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...