20.2 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

“Duhen vite për t’u ndarë, jo një moment zemërimi” — Neda Balluku flet për herë të parë pas divorcit nga Ogren Balluku

Autorja e emisionit “Për’puthen”, Neda Balluku, ka folur publikisht për herë të parë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, duke pranuar se vendimi për divorc nuk ka qenë aspak i lehtë dhe është marrë pas shumë kohësh reflektimi.

E ftuar në një emision televiziv, Balluku tregoi se ndarja nuk ishte rezultat i një reagimi të çastit, por i një procesi të gjatë emocional dhe familjar.

Nuk e di kush në këtë botë merr vendime impulsive ose emocionale kur bëhet fjalë për fëmijë dhe familje. Duhen vite për të menduar dhe për të marrë këto vendime,” — tha ajo.

Neda shtoi se ftesën për të qenë pjesë e programit e kishte marrë që në tetor, por ishte hezituese për shkak të situatës personale:

Neda sonte është këtu, më vjen keq që kjo është një ftesë që mua më është bërë që në tetor. Më vjen keq që erdha për këtë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Ori Nebiajt nëse divorci ishte një rastësi, Neda u shpreh me maturi:

“Unë e mirëkuptoj edhe pozitën tuaj edhe këtë moment, edhe kuriozitetin që mund të kenë njerëzit. E di se si historia ime e dashurisë ka qenë përpara njerëzve për vite.”

Me fjalët e saj, autorja e njohur la të kuptohet se vendimi për t’i dhënë fund martesës me Ogren Ballukun ishte një hap i menduar gjatë, i marrë me përgjegjësi ndaj vetes dhe familjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 21 Shtator 2026

0
E hëna, 21 shtator, do të sjellë kushte atmosferike të paqëndrueshme në Shqipëri, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Temperaturat do të vijojnë të pësojnë...

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...