22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Durrës/ Vajza 15 vjeçare denoncon të atin në polici, kreu marrëdhënie seksuale me të për 4 vite

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është denoncuar nga e bija e tij 15-vjeçe për abuzim seksual. Mësohet se vajza tregoi historinë tek psikologia e shkollës dhe më pas është bërë denoncimin në polici.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” informoi sot policia.

Familja jeton në Golem në një banesë me qira dhe rezulton se kemi të bëjmë me një familje me standard të ulët ekonomik. Çifti kishte 4 fëmijë dhe babai punonte në një distributor karburanti.

Vajza fillimisht i ka treguar mësueses dhe më treguar psikologes se ngjarja ka ndodhur para 1 viti. Sipas kallëzimit të saj abuzimi seksual ka nisur në moshën 11 vjeçare.

Vetë 48 vjeçari e ka mohuar ndërsa procedura do të vijojë më vizitën e vajzës në Tiranë pranë komisionit mjeksor të posaçëm për të verifikuar akuzën e 15 vjeçares. 48 vjeçari i identifikuar me inicialet B. R është arrestuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...