26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Nga punetor ndërtimi në Europian: Historia frymëzuese e Marco Pasalic

Marco Pasalic është zgjuar nga ëndrra dhe po jeton realitetin. Sulmuesi anësor i Rijekas ka marrë ftesën për të qenë pjesë e Kroacisë në Kampionatin Evropian 2024, që zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik në Gjermani.

Historia e 23-vjeçarit është e denjë për një film, ku në fund triumfojnë mundi dhe djersa përballë sfidave të jetës. I lindur në Karlsruhe (Gjermani), Pasalic u rrit mes jetesës së vështirë dhe pasionit për futbollin.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, Marco nuk kishte dëshirë të vazhdonte universitetin, edhe pse i ati e këshilloi të ndiqte shkollën. Për të mos braktisur ëndrrën e tij për futbollin, ai u detyrua të punonte në ndërtim që në moshën 17-vjeçare.

Kam filluar në vitin 2017. Babai më regjistroi në fakultet pas gjimnazit, por unë nuk doja ta mbaroja për shkak të futbollit, më tha që nëse nuk shkoja në shkollë, duhet të shkoja të punojë në ndërtim. Çdo mëngjes në orën 8 mblidheshim unë, vëllai dhe dy punëtorë”, tha ai.

Më pas 23-vjeçari ka treguar edhe vështirësitë e punës.

“Gjëja më e keqe për mua ishte të punoja kur ishte dimër dhe kur jashtë ishte 35 gradë. Pas gjashtë apo shtatë muajsh, fillova të mësohesha. Në fund, bëhet fjalë për të pasur bukë në shtëpi. Kur nuk e bëra si duhet, më goditën me grusht në hundë. Nuk kam kryqëzuar kurrë rrugët me ndërtimtarinë. Po të isha tani në Gjermani dhe vëllai im të kishte nevojë për ndihmë, do ta ndihmoja”, tha Pasalic.

Nga ekipet e rinisë së Karlsruhe-s, ai kaloi në ekipin e dytë të Stuttgart dhe më pas te Dortmund 2, para se në verën e 2023 të kalonte te Rijeka në Kroaci. Tani, ai do të përfaqësojë Kroacinë në Euro 2024, ku në Grupin B përballë ka Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë.

Historia e Marco Pasalic është një testament i fuqisë së vendosmërisë dhe punës së palodhur, duke dëshmuar se ëndrrat mund të bëhen realitet pavarësisht sfidave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...