26.4 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“E lanë në gjendje të rëndë në shesh” – 19-vjeçarja shqiptare humb jetën në Kefaloni, hetimet zbardhin dinamikën

Një 19-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në rrethana të rënda në ishullin Kefaloni të Greqisë, pasi u gjet pa ndjenja në qytetin Argostoli gjatë orëve të para të mëngjesit.

E reja, e identifikuar nga mediat greke si Myrto, u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti të mbijetojë pavarësisht ndërhyrjes mjekësore.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka nisur në një dhomë hoteli, ku ajo kishte shkuar rreth mesnatës me një 23-vjeçar. Më vonë në dhomë janë bashkuar edhe dy persona të tjerë, një 26-vjeçar dhe një 22-vjeçar, të gjithë me origjinë shqiptare. Dyshohet se gjatë natës është konsumuar lëndë narkotike.

Në një moment, vajza ka humbur ndjenjat dhe, sipas pamjeve të sigurisë, tre të rinjtë e kanë nxjerrë jashtë dhe e kanë transportuar drejt qendrës së qytetit, ku e kanë lënë pranë një sheshi përpara se të largoheshin.

Më pas, sipas të njëjtave burime, ata janë kthyer në hotel dhe kanë pastruar dhomën, ndërsa dyshohet se është marrë edhe telefoni i viktimës. Policia i ka identifikuar përmes kamerave të sigurisë dhe ndaj tyre po hetohet për vrasje nga pakujdesia.

Shkaku i vdekjes dyshohet të jetë arrest kardiak, ndërsa analizat toksikologjike pritet të përcaktojnë nëse ka pasur ndikim të substancave të ndaluara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...