23.2 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

E pazakontë/ 10-vjeçari urinoi jasht makinës së mamasë, arrestohet fëmija

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur pak ditë më parë në SHBA, ku policia ka treguar forcën ndaj një fëmije 10-vjeçar, pasi ai nuk është përmbajtur dhe ka urinuar jashtë makinës së nënës së tij.

Incidenti që çoi në arrestimin dhe futjen e djalit 10-vjeçar në qeli, ka ndodhur në Misisipi, raporton Fox Memphis.

Më 10 gusht, Latonya Eason u ndal në një zyrë avokatie në Senatobia, MS për disa këshilla ligjore.

Dy fëmijët e saj, një vajzë dhe djali i saj 10-vjeçar Quantavious, prisnin në makinë ndërsa ajo ishte në zyrë.

Në një moment, Quantavious kishte nevojë të përdorte banjën, kështu që ai doli nga makina dhe shkoi të urinonte pas saj.

Kjo nuk lejohet me ligj, por policët që panë ngjarjen dhe shkuan te djali, nuk u kufizuan në rekomandimet bazë.

Nëna e djalit tha se disa oficerë të tjerë u shfaqën, duke përfshirë një toger, dhe këmbëngulën që Quantavious të arrestohej.

Më në fund, pasi fëmija u arrestua dhe kaloi disa orë në qeli, ai u kthye tek e ëma.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...