24.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Shkon në 26 numri i emigrantëve që u dogjën të gjallë në Greqi

Për fat të keq ka shkuar në 26 numri i emigrantëve të vdekur në pyllin e Dadias në Greqi. Sipas informacioneve, ekipet e emergjencës kanë gjetur edhe tetë trupa të tjerë të karbonizuar, pas 18 viktimave që u gjetën pak orë më parë.

Sipas mediave greke, duke qenë se prej ditës së djeshme nuk ka asnjë deklarim për zhdukjen e tyre, po hetohet mundësia që ata të kenë hyrë ilegalisht në Greqi. Ndërkohë po punohet për identifikimin e tyre. Brenda 24 orësh banorët e zonës kanë dërguar mbi 100 mesazhe evakuimi.

Zëvendësguvernatori i rajonit, z. Dimitris Petrovich, tha për mediat greke ende nuk është zbuluar shkaku i zjarrit, ndërsa grupet e zjarffikësve po punojnë për fikjen e flakëve dhe për shpëtimin e banorëve që janë në rrezik.

Greqia këtë verë është përballur me zjarre të mëdha dhe mijëra hektarë tokë janë djegur. Vështirësitë më të mëdha i kaloi ishulli i Rodosit, ku më shumë se 20 mijë njerëz janë detyruar që të lënë shtëpitë dhe hotelet ku po qëndronin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...