Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku humbi jetën 66-vjeçari Rexhep Ismaili, pronar i një pike karburanti në qytet.
Sipas burimeve paraprake, disa persona janë përballur fillimisht fizikisht me viktimën, ndërsa më pas njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Ismailit. Plumbi e ka kapur në kokë 66-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se viktima ishte edhe kryetar i Shoqata Çamëria në Sarandë.
Pas ngjarjes, Policia e Shtetit ka rrethuar zonën, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes kriminale dhe identifikimin e autorëve.
Deri tani nuk janë bërë të ditura motivet e konfliktit, ndërsa hetimet vijojnë.






