25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Do ta vrasim këtë plak”/ Antimafia italiane zbardh dosjen mafioze me Elvis Demçen, rrëmbim, armë e kërcënime për 200 mijë euro drogë

Një histori tipike mafioze, me rrëmbim, armë dhe kërcënime me vdekje, ka dalë në dritë nga hetimet e antimafias italiane në Romë. Në qendër të dosjes është Manuel Grillà, një trafikant droge dhe bashkëpunëtor i bosit shqiptar të drogës, Elvis Demce, i cili kërkonte me çdo kusht të rikuperonte rreth 150-200 mijë euro drogë të humbur.

Sipas mediave italiane, ish-ortaku i tij Massimiliano Le Donne dyshohet se kishte zhdukur një sasi të madhe hashashi. Për këtë arsye, grupi vendosi të godiste aty ku dhemb më shumë: te familja. Grupi kriminal i Grillàs rrëmbeu babain 66-vjeçar të Le Donnes, Alfredo Le Donne, dhe nisi kërcënimet brutale.

“Përgatituni për të qarë”, i shkruante Grillà ish-shokut të tij. Më pas vinte ultimatumi tronditës: “Ktheji lekët. Dua dyfishin. Dua 150 kilogramë hashash. Përndryshe babai yt vdes. Brenda 12 orësh e qëlloj.”

Për ta bërë më bindës kërcënimin, grupi i dërgonte edhe foto me pistoleta të drejtuara në kokën e pengut, në stil mafioz. Hetuesit thonë se Le Donne i njihte mirë metodat e bandës, pasi ata kishin përdorur dhunë edhe më parë. Në dosje përmendet edhe një episod në Spanjë, ku një shqiptar dyshohet se u vra me thikë pasi u kishte marrë 200 mijë euro.

Në një përgjim tjetër, një prej anëtarëve mburret për sulmin duke thënë: “I futëm pesë thika. Në duar, këmbë, kudo. Pastaj u detyruam të iknim. I doli gjak gjithandej. Besoj se ka vdekur.”

Sipas antimafias italiane, hetimet janë mbështetur edhe te dëshmitë e të penduarit Fabrizio Capogna, ish-trafikant droge, i cili ka zbuluar lidhjet mes grupeve kriminale që kontrollojnë trafikun e narkotikëve në Romë. Capogna thotë se Manuel Grillà dhe Giuliano Cappoli, i njohur si “Maverick”, bashkëpunonin me emra të njohur të botës kriminale si Giuseppe Molisso, Leandro Bennato dhe shqiptarin Elvis Demce, të cilit një vit më parë iu vendos bombë pranë banesës së familjes.

Sipas tij, aleancat mes grupeve kriminale ndryshojnë dhe forcohen sipas interesit, por ajo që i mban bashkë është biznesi i drogës. Hetuesit italianë thonë se grupi i “Maverick” kishte jo vetëm aftësi për të siguruar sasi të mëdha droge, por edhe një rrjet të fortë shpërndarjeje.

Megjithatë, në dosje flitet edhe për tensione të forta brenda botës kriminale romake. Sipas përgjimeve, organizata po kalon një periudhë përplasjesh për shkak të konfliktit ende aktiv mes grupit të shqiptarëve të lidhur me Demçen dhe grupit italian Molisso-Bennato. Sipas hetimeve, këto tensione janë thelluar pas vrasjes së Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, në vitin 2019.

Dosja tregon gjithashtu se disa prej drejtuesve të grupit vazhdonin aktivitetin kriminal edhe nga burgu i Rebibbias, duke përdorur telefona të koduar.

Në një tjetër përgjim, Grillà dëgjohet të thotë: “Duhet ta vrasim këtë plak.” Më pas shton: “Gjynah të vdesësh 66 vjeç për 150 mijë euro.”

Për prokurorët italianë, këto janë prova të qarta të intimidimit mafioz dhe të metodave brutale që përdoren në luftën për kontrollin e trafikut të drogës në Romë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...