22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

E rëndë në SHBA! E ndau e dashura, 15-vjeçari hakmerret duke i vrarë nënën, motrën dhe vëllanë!

Një krim tronditës ka goditur shtetin e Teksasit, ku një 15-vjeçar vrau tre anëtarë të një familjeje, në atë që policia e cilëson si një akt hakmarrjeje pas ndarjes nga e dashura e tij.

Ngjarja u regjistrua të martën, më 9 dhjetor, në Odessa, ku trupat e pajetë të Jennifer Rodriguez, 39 vjeçe, vajzës së saj 13-vjeçare dhe djalit 9-vjeçar, u gjetën brenda apartamentit luksoz të familjes, pas njoftimeve për të shtëna.

Hetuesit thanë se autori, i cili ishte në një marrëdhënie me vajzën tjetër të Rodriguez, të mitur po 15 vjeçe, nuk e kishte pranuar dot ndarjen dhe kishte planifikuar fillimisht ta qëllonte atë jashtë shkollës. Më pas kishte ndryshuar plan dhe ishte drejtuar drejt banesës së familjes, ku kreu vrasjen e trefishtë.

Adoleshenti ia mbathi nga vendngjarja, por u arrestua 40 minuta më vonë. Policia ka sekuestruar një armë pranë apartamentit, që dyshohet të jetë përdorur në krim, ndërsa po hetohet edhe mënyra se si i riu e ka siguruar atë.

Babai i tre fëmijëve, i ndarë nga Rodriguez, është shprehur se është “i shkatërruar” nga tragjedia, duke theksuar se “kurrë nuk do ta kishte imagjinuar një ngjarje të tillë”.

15-vjeçari po përballet me akuzën për vrasje të shumëfishtë dhe ndodhet në paraburgim. Edhe pse Teksasi ka dënimin me vdekje, ai nuk aplikohet për të miturit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...