28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Edi Rama nga Devolli: Dikur perfaqsohej nga Dritëro Agolli sot nga një rrugaç – fundi i pazarit të opozitës

 

Në një takim elektoral në Devoll, kryesocialisti Edi Rama ka bërë një krahasim të fortë mes të kaluarës dhe të tashmes politike në këtë zonë, duke sjellë në vëmendje figurën e Dritëro Agollit, që përfaqësonte dikur Devollin në Kuvend, dhe duke kritikuar ashpër opozitën për përfaqësimin aktual.

Në një fjalim me tone ironike e të drejtpërdrejta, Rama iu referua incidentit të një dite më parë ku kandidati demokrat Bledion Nallbati u konfliktua me një shofer kamioni, duke e cilësuar atë si “rrugaç”, simbol i rënies së standardeve të opozitës në përzgjedhjen e përfaqësuesve të saj.

“Devolli kishte Dritëro Agollin deputet në Parlament. Ndërkohë që sot ka sjellë në parlament një rrugaç, të një niveli që nuk e di se në cilën vjershë të Dritëroit mund të gjente vend… ndoshta te fjala kokëbosh apo trangull”, u shpreh Rama me sarkazëm.

Ai rrëfeu edhe një kujtim personal me Agollin dhe të atin e tij, për të treguar dimensionin moral e kulturor që përfaqësonte më parë Devolli në Kuvend. Krahasimi i drejtpërdrejtë me situatën aktuale ishte një kritikë e fortë ndaj Partisë Demokratike, të cilën Rama e akuzoi për rënien e pazarit politik, duke thënë:

“Nga një poet kombëtar te një turp vendor… realisht më duket fundi.”

Rama pyeti publikisht demokratët e Devollit sesi është e mundur që kanë rënë në nivelin që të çojnë në Kuvend njerëz që, sipas tij, përfaqësojnë turpin, jo qytetarinë.

Fjalimi ishte i mbushur me tone emocionalë, ironikë dhe retorikë politike, duke e pozicionuar Ramën si një mbrojtës të vlerave tradicionale intelektuale dhe qytetare, përballë asaj që ai e quan degradim i opozitës.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...