14.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Tension dhe spekulime para 9 Majit në Moskë: Vuçiq dhe Fico anulojnë pjesëmarrjen në festimet e Ditës së Fitores

Ndërsa Moska përgatitet për festimet e 9 Majit, Ditës së Fitores mbi nazizmin, dy nga të vetmit liderë evropianë që pritej të merrnin pjesë në paradën e Kremlinit – presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri sllovak Robert Fico – kanë anuluar papritur pjesëmarrjen e tyre, duke nxitur spekulime dhe teori të shumta në mediat ndërkombëtare dhe ruse.

Sipas raportimeve të mediave ruse dhe europiane, gjatë fundjavës janë qarkulluar teori kontradiktore, që variojnë nga helmimi i mundshëm për të penguar udhëtimin e tyre, deri te simulimi i problemeve shëndetësore për arsye strategjike. Portali rus “360” hodhi hipotezën e helmimit, pa ofruar prova, ndërsa një tjetër portal përmendi motive të mundshme politike dhe të sigurisë.

Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhej për një vizitë në SHBA, u shtrua në spital në Beograd të shtunën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Vizita në Amerikë u ndërpre papritur, ndërkohë që arsyet zyrtare mungojnë. Nga ana tjetër, Robert Fico anuloi udhëtimin e planifikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe bëri ndryshime në agjendë, por të dielën konfirmoi në një konferencë për shtyp se planet për Moskën nuk kishin ndryshuar.

Gjatë konferencës, i irrituar nga pyetjet mbi shëndetin e tij, Fico u shpreh: “Shëndeti im nuk është puna juaj”, megjithëse pranoi se vazhdon të përballet me probleme si pasojë e atentatit që i mbijetoi një vit më parë.

Në një zhvillim paralel, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte deklaruar se Ukraina nuk mund të garantojë sigurinë e liderëve që marrin pjesë në Moskë, duke theksuar se kjo është përgjegjësi ekskluzive e Rusisë.

Situata ngre pikëpyetje të shumta mbi rrezikun diplomatik dhe politik që mbart pjesëmarrja në festimet e organizuara nga Kremlini në një kohë konflikti dhe tensioni të thelluar mes Rusisë dhe Perëndimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...