27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Elvana Gjata e ftuara e radhës në podcastin e kryeministrit Rama

Elvana Gjata, e cila nuk preferon të dalë shpesh në intervista, ka qenë e ftuara e radhës në podcastin e kryeministrit Rama. Këngëtarja ndau detaje nga jeta e saj, që nga fillimet e karrierës në moshë të vogël e deri te mbështetja e familjes.

Motra e saj, e cila është soprano, ka qenë një nga mbështetëset e saj më të mëdha. Sakaq, nuk kanë munguar as batutat mes kryeministrit dhe Elvanës, i cili tha se muzia që ajo bën është ‘au iu’.

Pjesë nga biseda: 

Rama: Me motrën si i ke marrëdhëniet, se motra është në muzikën serioze.

Elvana: Pse kjo që bëj unë nuk është serioze.

Rama: Kjo është pak…

Elvana: Pak tralala

Rama: Pak au iu po…

Elvana: Sapo u mërzita (qesh)…motra ka ndikuar shumë. Ka thënë në familje Ela ka shumë zë të bukur, më pas ka punuar me zërin tim. Ajo ka qenë e para që më ka ushqyer me muzikën.

Më tej Elvana tregoi se familja e saj nuk ka qenë dakord që të merrej me muzikë, pasi dëshironin një profesion tjetër për të.

Elvana: Kam lindur në Tiranë, babai im ishte ushtarak, mamaja infermiere. Kam një motër soprano që punon e jeton në Gjermani. Mami e babi në fillim nuk kanë dashur që të këndoj sepse ishte një vajzë e madhe që ishte këngëtare dhe më shihnin në një profesion tjetër për një të ardhme më të sigurtë. Mami nuk ka dashur në fillimet e mia, e kam nisur pa lejen e prindërve. Natë e festivalit i kam thënë mamit e babit ejani më shikoni. Kisha ndihmën e xhaxhait. Motra ime më ka mbështetur gjithmonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...