27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Fondacioni Mane, presidenti i BALFIN krijon fondacionin për njerëzit në

Themeluesi dhe sot Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, ka bërë me dije krijimin e Fondacionit Mane, qëështë një fond bamirësie i financuar prej tij.Qëllimi është mbështetja e nismave të cilat lidhen me edukimin dhe rininë, me çështjet mjedisore, si dhe ato që ndikojnë në zbutjen e varfërisë dhe të pabarazisë.

Lajmi u dha ekskluzivisht gjatë programit Opinion nga vetë Samir Mane, kur moderatori e pyeti për kontributin e tij të deritanishëm dhe të ardhëm në shoqëri.

“Ndjej kënaqësi për gjithë zhvillimin ekonomik dhe kontributin social që kemi sjellë në këto tre dekada aktivitet në komunitetet ku kemi qenë të pranishëm. Ndërsa si individ, dëshiroj të kem edhe një përmasë tjetër, me të cilën do të doja të identifikohesha po aq sa edhe me statusin e biznesmenit të suksesshëm” deklaroi ai, për të shpjeguar si po i jep jetë angazhimit të ri.

“Fondacioni Mane do të jetë trashëgimia ime dhe e familjarëve të mi për një shoqëri më të mirë, për një përmirësim të vazhdueshëm të jetesës të sa më shumë personave”.

Fondacioni Mane do të ndjekë shembullin e modeleve më të mira ndërkombëtare, për të mundësuar qasje praktike dhe inovative ndaj sfidave tipike nëtëgjithavendet ku Grupi BALFIN është i pranishëm. Përkrahja për projektet që i shërbejnë sistemit arsimor dhe të rinjve përfshin bashkëpunimin mes kompanive të Grupit BALFIN dhe universiteteve, krahas pajisjes së shkollave e kopshteve me produkte mësimorë dhe edukativë.

Përmirësimi i mjedisit nëpërmjet uljes së konsumit të burimeve natyrore dhe ndërgjegjësimit të publikut për ruajtjen e tij përbën drejtimin e dytëku do të fokusohet Fondacioni Mane. Vëmendje do të marrë edhe ndihma e drejtpërdrejtëpër kategoritë në vështirësi ekonomike, me ushqime, veshje dhe mundësi për integrim.

Fondacioni Mane nis veprimtarinë në vitin e 30-të tëgrupittëinvestimeve, që i ka konsoliduar tashmë pozitat si një aktor nga më të rëndësishmit në ekonomitë e Ballkanit perëndimor dhe më gjerë. Aktiviteti i kompanive të Grupit BALFIN shtrihet në nëntë vende dhe në shtatë industri të ndryshme, duke synuar ngritjen e bizneseve të qëndrueshme, me mundësi të barabarta zhvillimi për punonjësit dhe me kontribut për komunitetin.

Përgjegjshmëria sociale e Grupit BALFIN i paraprin Fondacionit Mane, duke bërë që qindra mijëra persona të kenë përfituar nga angazhimi social i kompanive të Grupit BALFIN. Rreth 500.000 euro janë dhënë çdo vit për kauzat në dobi të shoqërisë, ku numri i përgjithshëm i projekteve në pesë vitet e fundit arrin në 300, të realizuara në bashkëpunim me mbi 200 organizata dhe universitete partnere, për të ndikuar tek 400.000 përfitues.

Vetëm gjatë vitit të shkuar, numërohen 77 projekte sociale në dobi të komunitetit në rajon, me rreth 30.000 përfitues dhe me 10 bashkëpunime afatgjata të vendosura me organizata vendase dhe ndërkombëtare që janë të specializuara në aspekte të ndryshme shoqërore. Më herët, Samir Mane vendosi një kontribut personal prej 1,2 milionë eurosh në dispozicion të strukturave përgjegjëse që u kujdesën për menaxhimin e situatës së krijuar nga tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...