25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Emigranti shqiptar u kap në shtëpinë me kanabis në Britani me vlerë 63,000£

Arbi Koldashi, një 41-vjeçar shqiptar, u burgos në Britaninë e Madhe pasi u kap duke kultivuar kanabis në Wakefield, West Yorkshire. Koldashi kishte mbërritur në Britani përmes një gomoneje dhe justifikoi përfshirjen e tij në aktivitetin e paligjshëm duke thënë se po bënte këtë punë për të shlyer një borxh prej £10,000 ndaj kontrabandistëve që e ndihmuan të hynte në vend.

Policia bastisi shtëpinë ku ai jetonte më 31 korrik dhe zbuloi një fermë kanabisi me mbi 140 bimë. Gjatë bastisjes, policia gjeti Koldashin duke u kujdesur për bimët dhe zbuloi katër dhoma të rritjes së kanabisit. Në total, u zbuluan 60 bimë të pjekura dhe 85 fidanë, me një potencial prodhimi prej 6.3 kg drogë, që kishte një vlerë tregu prej rreth £63,000.

Në intervistën e tij me policinë, Koldashi pranoi se kishte një muaj në pronë dhe ishte punësuar për të ujitur bimët. Ai tha se ishte detyruar të pranonte këtë punë për të shlyer borxhin ndaj trafikantëve që e kishin ndihmuar të arrinte në Britani dy vite më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...