25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Kryebashkiakët e djathtë në takim me Edi Ramën, përçarje në radhët e opozitës?

Sali Berisha ka shpallur mosbindje civile dhe ka kërkuar protesta kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, por duket se disa figura kryesore të opozitës nuk e ndjekin të njëjtën linjë. Konkretisht, tre kryetarë bashkish të djathta, Hilë Curri i Fushë Arrëzit, Albert Mëlyshi i Mirditës dhe Rrok Dodaj i Pukës, kanë marrë pjesë në një takim me Edi Ramën një ditë pas protestës së opozitës.

Kjo pjesëmarrje nuk kaloi pa u vënë re dhe u ironizua nga vetë kryeministri Rama, i cili, në mënyrë sarkastike, falënderoi kryetarët e bashkive që nuk i përkasin Partisë Socialiste, por që sipas tij, kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me qeverinë. Duke filluar fjalën e tij me një falënderim për kryebashkiakët e opozitës, Rama tha: “Faleminderit që keni ardhur të gjithë, falënderoj kryetarët e bashkive që nuk janë të partisë tonë të PS, por janë bashkë me ne në ‘partinë e punës’.”

Ky zhvillim ka ngritur pyetje nëse kryetarët e bashkive të djathta po tradhëtojnë linjën e Berishës apo nëse ata janë të pakënaqur me qasjen e mosbindjes civile që ai ka promovuar. Pjesëmarrja e tyre në takimin me kryeministrin sugjeron se mund të ketë përçarje brenda radhëve të opozitës, duke nxjerrë në pah

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...