22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Emri/Dënohet 23-Vjeçari Shqiptar në Britani për kultivim kanabisi

Një i ri shqiptar, Enriko Allkushi, 23 vjeç, është arrestuar dhe dënuar me 14 muaj burg nga gjykata britanike, pasi u zbulua i përfshirë në kultivimin e kanabisit në një ish-parukeri në Bucknall New Road, Hanley.

Policia britanike zbuloi të riun të fshehur në papafingon e objektit, ku u gjetën 50 bimë kanabisi së bashku me pajisje të sofistikuara për rritjen dhe kultivimin e drogës. Gjatë marrjes në pyetje, Allkushi deklaroi se ishte dërguar aty nga dy shqiptarë që kishte njohur në Londër, duke pohuar se kishte vepruar nën ndikimin dhe udhëzimet e tyre.

Gjatë seancës gjyqësore, gjykatësi Graeme Smith u shpreh: “Kjo është një situatë që e shohim shpesh në këtë gjykatë. Droga shkatërron jetë dhe shpesh njerëzit që ndodhen në vend ilegalisht përfshihen në këtë aktivitet për të siguruar të ardhura të paligjshme, duke qenë të vetëdijshëm për pasojat ligjore.”

Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin dhe asgjësimin e bimëve dhe pajisjeve të kultivimit të kanabisit. Ky rast është një tjetër shembull i përfshirjes së emigrantëve të parregullt në aktivitete të paligjshme për shkak të mungesës së mundësive të ligjshme për punësim. Autoritetet britanike po vijojnë hetimet për të identifikuar dhe ndjekur penalisht personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...