29.8 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Erion Veliaj: PS duhet të krahasohet me vetveten dhe jo me kundërshtarin

Erion Veliaj, Drejtues Politik i PS për Qarkun e Tiranës, gjatë shpërndarjes së kartave të anëtarësisë në Njësinë 1, theksoi rëndësinë e krahasimit të PS me vetveten, duke e kundërshtuar përqendrimin te kundërshtari.

Ai bëri thirrje për të qenë versioni më i mirë i vetes dhe për të shërbyer si një ekip i përqendruar në ndërtimin e vendit.

Veliaj gjithashtu nënvizoi dallimin midis filozofisë së ndërtimit të PS dhe filozofisë së shkatërrimit të opozitës, duke e paraqitur mazhorancën si një forcë që synon të ndërtojë dhe të përparojë, ndërsa opozita përqendrohet në shkatërrim dhe protesta.

“Ne nuk i kemi bërë kurrë betejat duket bërë llogaritë e kundërshtarit. Po të jetë për kundërshtarin, nuk ka nevojë të përgatitemi një vit përpara. Po të shikoni si janë katandisur kokoshi një thelë – se si partia që deri në 2013 qeveriste gjithë vendin, në 2015 qeveriste vetëm Tiranën, në 2017 qeveriste vetëm bulevardin me ato çadrat, në 20-21 qeveriste vetëm oborrin e partisë, në 2023 kishte vetëm rrugicën “Mustafa Matohiti”, në 2024 kanë vetëm një dritare – pra, po të jetë për t’u matur me ta, loja ka mbaruar. Por ne duhet të matemi me veten tonë. Ne duhet të jemi versioni ynë më i mirë. Ne duhet të jemi skuadra më e mirë që kemi qenë ndonjëherë, më të hapur se kurrë, më të fortë se kurrë. Ta bëjmë krahasimin me veten tonë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se mazhoranca ka si filozofi të sajën ndërtimin, ndërsa opozita shkatërrimin. “Po të dëgjosh palën tjetër thonë: ‘Protestojmë se kemi inat socialistët’. Ne nuk angazhohemi, nuk mobilizohemi, nuk bëjmë beteja se kemi inat dikë, për inat të dikujt. Ne jemi në këtë betejë sepse kemi dashuri, kemi pasion. Ne duam që të ndërtojmë gjëra, jo që të prishim. Kur dëgjon ata thonë do bëjmë një protestë të shkatërrojmë këtë ose atë, kurse ne themi: ‘Do mblidhemi të ndërtojmë një shkollë, një kopësht, çerdhe, park, lulishte, një mjedis që i jep vlerë qytetit tonë, lagjes tonë, njësisë tonë, komunitetit tonë. Janë dy filozofi të ndryshme! Ata janë me filozofinë e inatit, ne me filozofinë e pasionit. Ne kemi filozofinë e punës, ata filozofinë e dhunës. Ne duam të ndërtojmë, ata duan të shkatërrojnë. Këto janë dy botë! Një familje që ndahet, duke përjashtuar njerëz, që i nxjerr njerëzit nga shtëpia si në Big Brother, nuk është një familje që rritet”, theksoi Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...