17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Fushata e anëtarësimeve të reja: Veliaj dhe Shalsi dorëzojnë kartat e anëtarësisë për 100 të rinj

Partia Socialiste e Tiranës ka nisur fushatën e anëtarësimeve të reja.

Nga njësia Nr.1 në kryeqytet, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Eduard Shalsi u dha kartën e anëtarësisë 100 të rinjve dhe u uroi atyre mirë se ardhjen në parti.

“Këta që bëjnë ekspertin nga kolltuku apo divani japin mend për çdo gjë dhe një nga gjërat që thonë është që: “Keni fituar tre herë, për çfarë e doni një fitore të katërt?”. Është si t’i thuash një kampioni: “Ke dalë tre herë kampion, pse do të dalësh për herë të katërt?!” Si t’i thuash Erkandit: “Ule një çikë peshën, që të fitojë edhe ndonjë tjetër”. Është si t’i thuash Luiza Gegës: “Ule një çikë vrapin, që të fitojë edhe ndonjë tjetër”. Kush është kampion meriton të jetë kampion tre herë, katër herë, pesë herë! Kur skuadra ka disiplinë prej kampioni, kur skuadra ka përbërje prej kampionësh, kur stërvitet çdo ditë, kur është gjithmonë e përgatitur, merr rezultate prej kampionësh. Ndaj, dua t’i uroj sot mirëseardhjen 100 anëtarëve tanë të rinj”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se kur PS është në krye të punëve, vendi përparon dhe bëhet më europian.

“Kur drejtojnë ata të tjerët, vendi shkon poshtë e më poshtë, vendi vetëm varfërohet, shkon në konflikt. Ju kujtohet koha e piramidave, kur shumica e atyre që i kanë flokët e bardha këtu sot, humbën shtëpitë, humbën punët, humbën gjithë të ardhurat e tyre? Kur drejton PS-ja, lagja është më e mirë, qyteti është më i mirë, pronës i rritet vlera, Shqipëria e ka kokën më lart dhe është bërë më europiane. Dihet kush është familja që prodhon sherr në pallat dhe kush është familja qytetare që prodhon mirësi dhe dashuri. Ashtu edhe në politikë: dihet familja që i del Zot Shqipërisë, dihet familja që i vë flakën vendit. Sot ajo familja tjetër, të paktën nuk i vë dot flakën Shqipërisë; ata mund të zihen me njëri-tjetrin, mund të djegin shtëpinë e tyre, selinë e tyre, por sot nuk i bëjnë dot dëm Shqipërisë. Nga ana tjetër, PS mund të vazhdojë t‘i bëjë edhe mirë Shqipërisë, Njësisë 1, Tiranës sonë, qytetit tonë, bashkive të tjera, se është familja që rritet”, deklaroi ai.

Veliaj bëri thirrje për rritjen e anëtarësimeve në PS, si e vetmja skuadër që ka treguar se u ka dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave. “Nëse do të lësh shenjë, nëse do të bësh emër, nëse do që njerëzit të thonë se kur ai çuni dhe goca u morën me partinë tonë, morën vendime të mira për këtë lagje për këtë komunitet, për këtë bashki dhe për këtë vend, atëherë anëtarësohu në PS, si e vetmja forcë, e vetmja skuadër që i ka dhënë mundësinë të rinjve. Te PS i jepet shansi dhe atij që shiste fiq, edhe atij që është çuni i askujt ose goca e askujt, pavarësisht mbiemrit, pavarësisht prejardhjes tënde, pavarësisht teserës, i jepet shansi një çuni dhe një goce që t’ia dalë me sukses këtu në Tiranën tonë të madhe me 1 milion ëndrra, me 1 milion ambicie, por edhe me 1 milion mundësi”, deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...