24.8 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Ermal Meta prezanton publikisht të fejuarën …

Sa herë është fjala për jetën personale, Ermal Meta, këngëtari i njohur shqiptar, ka zgjedhur të mos japë shumë informacione publike. Jo vetëm sepse këtë pjesë ka dashur ta jetojë jashtë vëmendjes së publikut, por edhe sepse nuk është në grupin e artistëve që kërkojnë vëmendje me lajmet rozë, përkundrazi, gjithmonë ka folur mes vargjeve apo notave të tij të ndjera.

Megjithatë, pas dashurisë 9-vjeçare me Silvia Notargiacomo-n, Ermalit i kishte ndaluar prej pak kohësh buzëqeshja.

opennews.al

Fituesi i “Sanremos”, gëzon një dashuri të re me Chiara Sturdà-n, me të cilën prej pak kohësh është fejuar. Çifti kanë jetuar një kohë të gjatë lidhje në fshehtësi, por gjatë izolimit kanë vendosur të dalin në qiell të hapur.

Ermali dhe Chiara kanë kaluar disa pushime të bukura në ishujt grekë gjatë kësaj vere dhe në ato pak foto të postuara, kantautori shqiptar duket shumë i dashuruar.

opennews.al

Në fillim, Ermali ngacmonte fansat e tij duke treguar një vajza brune bukuroshe në krah të tij, por kaq u desh që fansat të nisnin kërkimet për të zbuluar identitetin e vajzës dhe disa informacione më shumë mbi çiftin e ri.

Prej kohësh, Chiara Sturdà ishte frekuentuar në fshehtësi me Ermal Metën. Megjithatë, gjatë izolimit, dy të dashuruarit vendosën të dilnin publikisht.

opennews.al

Chiara është agjente, e apasionuar pas volejbollit dhe punon si menaxhere marketingu për Top Player Company.

Në fotot në Instagram, ajo shfaqet si një vajzë mjaft solare, e bukur dhe shumë e dashuruar me Ermalin, me të cilin duket se ka krijuar një ndjenjë të veçantë.

Sot, Chiara feston 30-vjetorin e lindjes dhe Ermali s’mund të gjente mesazh më të bukur për ta uruar. Me pak fjalë dhe shumë ndjenjë, siç e ka Ermali natyrën, vjen edhe mesazhi i urimit për Chiara-n: “Ke lindur si sot 30 vjet më parë. Atë ditë duhet të ketë qenë ditë me shumë diell”.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...