26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Është kryeministër karton”/ Gazment Bardhi akuza Ramës në Kuvend: Vjen vetëm kur duhen votat për Ballukun dhe shtetësinë

Kreu i grupit parlamentar të Partia Demokratike, Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryeparlamentarit Niko Peleshi që të thërrasë në seancë plenare kryeministrin Edi Rama për të raportuar mbi procesin e integrimit dhe raportin përkatës.

Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi kritikoi mungesën e Ramës në seancat parlamentare, duke deklaruar se kreu i qeverisë shmang llogaridhënien.

“Duhet të ishte kryeministri në Kuvend që të raportonte për raportin. Ne kemi dhe një ministër në këtë vend, që duhet të japë llogari. Përgjegjësia nuk jepet me korrespondencë”, u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se Rama ka qenë i pranishëm shumë rrallë në Kuvend që prej nisjes së sesionit parlamentar.

“Nuk ndodh në asnjë vend të botës që kryeministri të vijë në Kuvend! Që nga nisja e seancave ka ardhur vetëm 2 herë. Është kryeministër karton”, deklaroi kreu i grupit parlamentar demokrat.

Bardhi akuzoi kryeministrin se është paraqitur në Kuvend vetëm për çështje që lidhen me votime të rëndësishme politike.

“Ka ardhur vetëm kur do votonte për Belinda Balluku. Erdhi dhe kur i duheshin Taulant Balla votat për shtetësinë”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...