31.6 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Falsifikoi materialet zgjedhore, vihet në pranga edhe 1 shtetas tjetër i shpallur në kërkim

Policia e Elbasanit jep detaje për arrestimin e komisionerit Oltion Bajrami, i shpallur në kërkim pak ditë më parë, për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Policia njofton se numëruesi Bajrami, së bashku me shtatë kolegët e tjerë nga PD, PS e LSI, ku gjashtë prej tyre u arrestuan atë ditë dhe u liruan sot nga gjykata, ndërsa një tjetër ndodhet ende në kërkim, kanë falsifikuar materialet zgjedhore të procesit zgjedhor.

Njoftimi i policisë:

Falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihet në pranga edhe 1 shtetas tjetër (numërues votash), i shpallur në kërkim.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin:

O. B., 37 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë), të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...