31.6 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

“Më shumë se arsimtarë ata janë militantë partiakë”/ Gjimnazisti denoncon mësuesit nga selia e PD: “jam bërë disa herë subjekt i bullizmit politik”

Gjimnazisti Erdi Jorgoni nga selia e PD-së ka bërë një denoncim për disa mësues që sipas tij janë militantë, ndërkohë që i bëri thirrje bashkëmoshtarëve të tij që t’i bashkohen protestës së 7 korrikut. Sipas adoleshentit në shkolla ka bullizim politik.

Fjala e Erdi Jorgonit

Unë jam Erdi Jorgoni, 17 vjeç, nga Durrësi

Jam këtu sot në këtë Foltore për të thënë se do t’i bashkohem protestës së Frontit të Shpëtimit kombëtar më 7 korrik, por jo vetëm kaq.

Vij për të thënë se unë jam një i persekutuar politik.  Edhe pse në moshë të re, edhe pse në vitin 2022, edhe pse në qytetin e Durrësit.

Në gjimnazin ku unë mësoj, për arsye të angazhimit dhe bindjeve politike të djathta, të mia dhe të familjes, jam bërë disa herë subjekt i bullizmit politik.

Këtë e kanë bërë mësuesit e mi, ata që duhet të ishin mentorët tanë.
Kjo vjen për një arsye: më shumë se arsimtarë ata janë militantë partiakë.
Kjo ka çuar në politizim të shkollës, në mediokritet të stafeve pedagogjike dhe në korrupsion të notës.

I ftoj të rinjtë durrsakë, dhe nga gjithë Shqipëria, t’i bashkohen protestës së 7 korrikut.
Kur rrezikohet liria e bindjes dhe e shprehjes rrezikohemi të gjithë.

Rrezikohet Shqipëria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...