28.5 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Fangaj, mbrojtësi i Egnatias: “Dua të vazhdoj këtë moment, sakrificat po shpërblehen”

Egnatia pret të hënën Erzenin në stadiumin e Rrogozhinës, në një ndeshje ku do të kërkojë të shtojë diferencën e pikëve në krye të klasifikimit. Abdurraman Fangaj, mbrojtësi i Egnatias, shprehet se skuadra e tij është e përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe synon një fitore.

Pyetje: Luani me Erzenin të hënën. Çfarë prisni nga ky takim?

Abdurraman Fangaj: Jemi përgatitur maksimalisht, duke e vlerësuar kundërshtarin e radhës. Erzeni na ka vendosur në vështirësi në dy takimet e luajtura këtë sezon, edhe pse në fund ia kemi dal të marrim 6 pikë kundër tyre. Do të jetë një ndeshje e luftuar, por do të synojmë sërish fitoren. Besoj se me ndihmën e tifozëve do ia dalim.

Pyetje: Shijakasit kanë lojtarë të shpejtë nga krahët, i druheni?

Abdurraman Fangaj: Erzeni ka cilësi dhe jemi të kushtëzuar nga vështirësitë që ka ky duel. I kemi analizuar, por nuk kemi frikë askënd. Kemi respekt për çdo skuadër, pasi diferencat janë të vogla në kampionatin shqiptar. Shpesh episodet janë ato që bëjnë diferencën. Nëse arrijmë të realizojmë këshillat e trajnerit, kam bindjen se nuk do ta diskutojmë fitoren.

Pyetje: Sa besoni se do të shpalleni kampion në fund të sezonit?

Abdurraman Fangaj: Vitin e shkuar ia dolëm të realizojmë ato që kërkuam, dhe këtë sezon kemi të gjitha mundësitë për të tentuar maksimumin në dy fronte. Egnatia tashmë është ekip më i pjekur, pasi kemi lojtarë që mund ta zgjidhin ndeshjen në çdo moment. Shanset janë të mëdha për titullin.

Pyetje: Cili është sekreti i këtyre rezultateve pozitive?

Abdurraman Fangaj: Sekreti ynë është dëshira për të bërë maksimumin dhe tejkaluar veten çdo ditë. Mundohemi të vlerësojmë çdo mundësi që na ofrohet dhe kemi një harmoni absolute tek çdo pjesëtar i klubit. Jemi këtu padiskutim edhe për meritë të trajnerit Edlir Tetova, i cili natyrisht bën një punë të admirueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kontrollet në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane” – BKH sekuestron celularin, SPAK...

0
Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në vilën dhe ambientet e zyrave të biznesmenit Samir Mane, në kuadër të hetimeve të SPAK për...

Brikena nga BBVIP i futet muzikës, përgatit këngën e parë debutuese

0
Një tjetër ish-banore e Big Brother VIP Albania ka vendosur të provojë veten në industrinë muzikore. Bëhet fjalë për Brikenën, e cila duket se po...

Vritet me armë zjarri 45-vjeçari në Mirditë, gjendet i pajetë brenda automjetit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me...

‘P*çkë dhia, ishte stratege ajo’ – Ola ‘shpërthen’ me ironi ndaj Mozës pas postimit...

0
Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP 3”, një postim i fundit i Olës...

“Shakira shkruan sërish histori në Botëror!” – Kënga ‘Dai Dai’ shpallet më e mira...

0
Lidhja mes Shakirës dhe Kupës së Botës së futbollit ka hyrë edhe një herë në histori. Kënga zyrtare e edicionit të këtij viti, “Dai...