28.5 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Një 27-vjeçar arrestohet me 63 doza kanabisi pranë fushës së sportit në Laprakë

Një 27-vjeçar u arrestua pasi u kap me 63 doza kanabisi, gati për shitje, në një operacion të koduar “Tempulli 2”. Shtetasi, me iniciale R.H., ishte i angazhuar në shitjen e drogës pranë një fushe sporti në Laprakë, një zonë e vizituar nga nxënës të shkollave.

Operacioni, i kryer nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, u zhvillua në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë “Tempulli 2”. Shtetasi R.H. u kap në flagrancë në rrugën “Mati Logoreci” në Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se ai siguronte lëndën narkotike kanabis në sasi, e ndante në doza dhe e shiste në zonën rreth fushe sporti në Laprakë, e cila vizitohej nga nxënës. Gjatë kapjes, 63 doza me kanabis u sekuestruan nga sahati i ujit në një pallat pranë fushe sporti.

Shtetasi u arrestua dhe iu dorëzua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme. Po vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kontrollet në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane” – BKH sekuestron celularin, SPAK...

0
Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në vilën dhe ambientet e zyrave të biznesmenit Samir Mane, në kuadër të hetimeve të SPAK për...

Brikena nga BBVIP i futet muzikës, përgatit këngën e parë debutuese

0
Një tjetër ish-banore e Big Brother VIP Albania ka vendosur të provojë veten në industrinë muzikore. Bëhet fjalë për Brikenën, e cila duket se po...

Vritet me armë zjarri 45-vjeçari në Mirditë, gjendet i pajetë brenda automjetit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me...

‘P*çkë dhia, ishte stratege ajo’ – Ola ‘shpërthen’ me ironi ndaj Mozës pas postimit...

0
Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP 3”, një postim i fundit i Olës...

“Shakira shkruan sërish histori në Botëror!” – Kënga ‘Dai Dai’ shpallet më e mira...

0
Lidhja mes Shakirës dhe Kupës së Botës së futbollit ka hyrë edhe një herë në histori. Kënga zyrtare e edicionit të këtij viti, “Dai...