26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Femicidi duhet të marrë fund” – vëllai i Liridona Ademajt falënderon drejtësinë dhe bën thirrje për mbrojtjen e grave

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka reaguar me një mesazh falënderues dhe emocional pas zhvillimeve në procesin gjyqësor për vrasjen e motrës së tij, duke vlerësuar punën e institucioneve të drejtësisë dhe mbështetjen e publikut.

Në një shkrim në Facebook, ai falënderoi hetuesit, policinë, prokurorinë, gjykatën, mediat dhe të gjithë ata që kanë ndjekur dhe mbështetur çështjen, duke theksuar se reagimi i shoqërisë dhe institucioneve ka qenë vendimtar në këtë proces.

“Faleminderit të gjithëve që reaguan dhe na qëndruan pranë. Pikëllimi është i madh, por solidariteti dhe drejtësia na kanë dhënë forcë,” shkruan ai ndër të tjera.

Leonardi theksoi se rasti i Liridonës duhet të shërbejë si një pikë kthese për shoqërinë, duke bërë thirrje që dhuna ndaj grave të mos tolerohet më.

“Kosova duhet të bëhet një vend ku asnjë çikë, asnjë grua nuk duhet të maltretohet, sulmohet apo vritet. Femicidi duhet të marrë fund,” deklaroi ai.

Ai shtoi gjithashtu se familja Ademaj do të mbështesë çdo iniciativë që synon parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtjen e grave në shoqëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...