21.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

Fevziu: PD në “surviving mode”, synon mbijetesën dhe jo fitoren ndaj Ramës

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në një emision televiziv, ka deklaruar se Partia Demokratike me në krye Sali Berisha ndodhet në fazë mbijetese politike dhe jo në një strategji për të mundur qeverinë e Edi Rama.

Gjatë debatit në studio, gazetari Ylli Rakipi ngriti shqetësime mbi numrin e pjesëmarrësve në protestat e opozitës.

Ylli Rakipi: Pra doktori pasi përplasi ata që kishte thirrur me policinë, deklaroi që aty ishte uragani i lirisë, tani ne e pamë sa njerëz ishin aty. Nuk kemi moshë të na gënjejë, se thotë dhjetëra mijëra njerëz, po aty 300 veta dalin…

Blendi Fevziu: Nëse e merr në stilin retorik të Berishës, edhe në vjeshtën e ’97, Berisha të njëjtin stil ka patur. Retorika e Berishës është e njëjtë… Problemi është, nëse futemi te protesta, PD është futur në “surviving mode”, mendon se filozofia e saj duhet të jetë mbijetesa.

Ylli Rakipi: Berisha, jo PD, se s’kemi PD.

Blendi Fevziu: Ata pretendojnë që PD është nën një presion të fortë politik, ekonomik, mediatik… Dhe Berisha thotë mbijetesa është arritje për opozitën. Ose mbijetesa ose të kthehet në alternativë. Për momentin Berisha pretendon se alternativa për të mundur qeverinë është e vështirë.

Fevziu shtoi se opozita duhet të kalojë drejt një alternative konkurruese dhe jo të mbetet vetëm në protesta.

Ai solli në diskutim edhe zhvillimet e mëparshme në PD.

Ylli Rakipi: Bëri një provë me Bashën ai, dështim total…

Blendi Fevziu: Në vitin 2013 edhe unë mendoja se Basha ishte e ardhmja e PD, por koha tregoi se ishte dështim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...