Një 52-vjeçar është vënë në pranga në Fier pas një incidenti të rëndë ku dyshohet se ka përdorur armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Sipas Policisë së Shtetit, gjatë një debati në fshatin Ferras të Divjakës, shtetasi Lavdrim Xhaferaj ka qëlluar me armë automatike dhe ka kanosur një grua. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Pas ndërhyrjes së policisë, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar municione luftarake, ndërsa arma e dyshuar e përdorur në ngjarje nuk është gjetur ende dhe vijon puna për lokalizimin e saj.
52-vjeçari akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, kanosje dhe prishje të rendit publik. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.






