17.2 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

FIFA mbron vendimin e VAR-it në Botëror: “Nuk pati gabim, rikthyem drejtësinë në fushë”

FIFA ka reaguar pas sqarimeve të fundit të IFAB-it (International Football Association Board), organit që harton dhe interpreton rregullat e futbollit, lidhur me përdorimin e sistemit VAR në rastet e gabimit të identifikimit të lojtarëve.

Në një deklaratë për mediat, një zëdhënës i FIFA-s bëri të ditur se organizata ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me IFAB-in dhe se interpretimi i zbatuar gjatë Kupës së Botës është konsideruar i vlefshëm.

“Ne kemi marrë parasysh komentet e IFAB-it. Kemi qenë në komunikim me ta gjatë gjithë kohës dhe na kanë konfirmuar se ky interpretim është i pranueshëm, është pritur pozitivisht dhe do të jetë pjesë e diskutimeve për rishikimin e protokollit të VAR-it, siç u diskutua edhe në mbledhjen e fundit vjetore”, deklaroi zëdhënësi i FIFA-s.

Debati u nxit pas çerekfinales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Zvicrës, ku Breel Embolo u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it.

Sipas IFAB-it, vendimi ishte rezultat i një interpretimi të gabuar të rregullores, pasi protokolli për gabimin e identifikimit zbatohet vetëm kur arbitri ndëshkon lojtarin e gabuar për një faull të kryer nga një futbollist tjetër dhe jo në rastet e simulimit.

Megjithatë, FIFA këmbëngul se interpretimi i përdorur gjatë Botërorit ka qenë i njëjtë në të gjitha rastet dhe se ndërhyrja e VAR-it kishte si qëllim korrigjimin e një gabimi faktik.

Sipas organizatës, pati dy raste gjatë turneut ku një lojtar u identifikua gabimisht si autor i një faulli për karton të verdhë dhe VAR-i ndërhyri për të korrigjuar situatën, pasi shkaku ishte simulimi i kundërshtarit.

“Simulimi në vetvete nuk mund të rishikohet nga VAR-i dhe nuk duhet të çojë në ndëshkimin disiplinor të një kundërshtari, pasi kjo mund të sjellë pasoja të mëtejshme, si karton i kuq për shkak të dy kartonëve të verdhë ose pezullim për grumbullim kartonësh. Nuk besojmë se ka pasur gabim nga arbitri apo VAR-i dhe mendojmë se vendimi shërbeu për të rikthyer drejtësinë në fushë”, theksoi FIFA.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...