17.2 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

“BE-ja duhet të mbajë fjalën”, Merz kërkon përshpejtimin e zgjerimit: Mali i Zi gati për anëtarësim, mesazh edhe për Shqipërinë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të respektojnë angazhimet e tyre për zgjerimin e unionit, duke kërkuar që procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor të mos vonohet më.

Gjatë një vizite në Irlandë, vendi që mban Presidencën e radhës së Këshillit të BE-së, Merz theksoi se Mali i Zi ka përmbushur të gjitha kushtet për t’u bërë pjesë e bllokut europian dhe se Brukseli duhet të mbajë premtimet e dhëna.

“Sa i përket zgjerimit të BE-së, ne patëm një takim shumë të mirë të Komunitetit Politik Europian në Mal të Zi. Mali i Zi është gati për t’u anëtarësuar në BE, ata kanë përmbushur çdo detyrim. Ndërkohë, ne s’kemi anëtarësuar asnjë vend të ri në BE prej 13 vitesh. E kemi thënë që BE-ja është e hapur për vende europiane që plotësojnë kushtet dhe kriteret e Kopenhagenit. Mali i Zi po e bën këtë. BE-ja gjithashtu duhet të mbajë fjalën. S’mund ta mbajë vendin në pritje vetëm se vende të tjera s’janë gati ende”, deklaroi Merz.

Edhe pse Mali i Zi synon anëtarësimin në vitin 2028, procesi ka hasur pengesa, pasi Kroacia ka vendosur veto për një nga kapitujt e negociatave, duke bllokuar mbylljen e tij.

Kancelari gjerman bëri të ditur se në vjeshtë do të zhvillojë bisedime me liderët e Bashkimit Evropian për të shtyrë përpara procesin e zgjerimit, bazuar në propozimet e përbashkëta që ka hartuar me presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Do ta diskutojmë këtë me BE-në, në Këshillin e BE-së. Po, kërkon unanimitet, por kam bindjen se do t’i bind kolegët të shtyjmë para këtë proces. Kjo është arsyeja pse kolegu im Macron dhe unë kemi bërë propozime konkrete dhe diskutimi do të shtrihet mbi këto propozime”, shtoi ai.

Nga ana e tij, kryeministri i Irlandës, Michael Martin, garantoi se gjatë presidencës irlandeze do të punohet ngushtë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, për të avancuar procesin e integrimit europian.

“Bie plotësisht dakord me çfarë tha kancelari për zgjerimin e BE-së. Specifikisht për Malin e Zi. Synojmë që gjatë presidencës irlandeze Mali i Zi të mund të mbyllë të gjithë kapitujt, ndërsa patëm dhe një javë të shkëlqyer në korrik për zgjerimin e BE-së. Besojmë se ajo që po arrijmë me Malin e Zi të jetë një mesazh i qartë edhe për këdo tjetër që do të bëhet pjesë e BE-së. Nëse Mali i Zi plotëson kushtet dhe bëhet pjesë e BE-së, është shembull që një vend tjetër mund të ndjekë. Ne do të punojmë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Martin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...