18.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një nga pallatet e lagjes “Drita”, pranë shkollës 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Mat, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në apartamentet përreth.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri dyshohet të ketë nisur fillimisht në një nga dhomat e banesës, ndërsa shkaqet e sakta mbeten ende të paqarta.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët janë izoluar në kohë, duke shmangur rrezikun për banorët e tjerë të pallatit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e plotë të zjarrit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...