10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 14, 2026
spot_img

Flet shefi i Biontech lajmëron për vaksinën…

Shkencëtari që qëndron pas të parës vaksinë Covid-19, e cila i ka kaluar të gjitha testimet klinike, është i bindur se produkti i tij do na e heqë qafe virusin.

Sipas gazetës Guardian, ai thotë se vaksina do i japë fund pandemisë që po e mban botën peng.

Kompania gjermane Biontech dhe gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer lajmëruan të hënën se vaksina e tyre ka dalë me sukses në tre fazat e testimit, duke u provuar 90 përqind efektive në pengimin e koronavirusit.

Në intervistën e tij për Guardian, shefi ekzekutiv i kompanisë Biontech, Ugur Sahin tha se ai është optimist.

“Nëse pyetja është a mund ta ndalojmë pandeminë me këtë vaksinë, atëherë përgjigja ime është: po, sepse besoj se edhe mbrojtja vetëm nga infeksionet simptomatike do të ketë efekt të fuqishëm,” tha ai.

“Ne tani e dimë se kjo vaksinë mund ta mposhtë këtë virus”.

“Vaksina e pengon koronavirusin që të fitojë akses në qelizat tona. Por edhe nëse virusi ia del të gjejë një mënyrë për të hyrë në trup, atëherë janë qelizat-T që do e eliminojnë nga trupi. Ne e kemi trajnuar sistemin imun kaq mirë për këto dy lëvizje mbrojtëse. Tani e dimë se virusi nuk mund të mbrohet ndaj këtyre mekanizmave”.

Sipas tij, efekti mbrojtës i vaksinës do jetë deri në një vit. Ai nuk e përjashton mundësinë që vaksina të merret çdo vit.

Sahin tha se nuk ka asnjë lidhje me politikën lajmërimi për suksesin e vaksinës.

Edhe pse firma e tij tani vlen në bursë mbi 22 miliardë dollarë, ai tha se numrat janë pa rëndësi për të.

Ai tha se pas suksesit, u ul me të shoqen dhe festuan me çaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Milani në alarm: Füllkrug dëmtohet, Allegrit i prishet plani ofensiv

0
Pas mbërritjes në Milano, Massimiliano Allegri kishte nisur të eksperimentonte me një formacion me tre sulmues dhe po shqyrtonte seriozisht një ndryshim sistemi. Megjithatë,...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 14 Janar 2026

0
Dashi Do të ndiheni më të vendosur për të çuar përpara çështje që i keni lënë pezull. Në punë kërkohet durim, ndërsa në marrëdhënie shmangni...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 14 Janar 2026

0
Më 14 janar moti në vend parashikohet tipik dimëror. Do të mbizotërojnë vranësirat, të cilat herë pas here do të shoqërohen me reshje shiu...

Helmim masiv me monoksid karboni në Gjenova: 17 fëmijë dhe 7 të rritur në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjenovën, ku 17 fëmijë dhe 7 të rritur dyshohet se janë helmuar nga monoksidi i karbonit, i prodhuar...

Kujdesi ndaj shikimit: Shenjat që nuk duhen injoruar

0
Shikimi mund të rrezikohet edhe pa dhimbje, prandaj çdo ndryshim i papritur, edhe i vogël, duhet marrë seriozisht dhe vlerësuar nga mjeku specialist. Blic i...