22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Fotot e reja të Michelle Obamës ndezin rrjetin” – Spekulime se është dobësuar me Ozempic

Fotot prapa skenave të Michelle Obamës nga seti i realizuar nga Annie Leibovitz kanë shpërthyer në mediat sociale, duke ndezur një valë spekulimesh dhe komentesh për pamjen e saj fizike.

Ish-Zonja e Parë, 61 vjeç, publikoi në Instagram disa imazhe të realizuara nga fotografeja legjendare, duke i shoqëruar me fjalë vlerësimi për punën e saj.

“Annie Leibovitz gjithmonë e dinte se një foto mund të thotë diçka. Libri i saj ‘Women’ e ka bërë këtë, duke zgjeruar mënyrën si i shohim gratë,” shkroi Obama në postim, duke shtuar se ishte “nder” të pozonte sërish për të.

Por, në vend që të fokusoheshin tek mesazhi, një pjesë e rrjetit u përqendrua tek fiziku i saj. Në fotot ku Obama shfaqet me bluzë gri, xhinse dhe çizme lëkure, vëmendjen e të gjithëve e mori barku i saj dukshëm më i sheshtë dhe krahët e tonifikuara.

Kjo mjaftoi që në Twitter/X të shpërthenin aludimet se ish-Zonja e Parë mund të ketë përdorur Ozempic ose medikamente të tjera të grupit GLP-1 për humbje peshe.

“Ozempic – si të gjithë që papritmas vendosën të ‘shëndeteshin’,” shkroi një komentues.
“GLP-1, është e qartë. Ata kanë para, nuk kanë pse të lodhen me sigurime,” shtoi një tjetër.
“Do ta imagjinoja Ozempic. Është më e lehtë se dietat e rrepta,” komentoi dikush tjetër.

Në rrjet pati edhe zëra që kërkonin më shumë transparencë:
“Nuk po e kritikoj… por ji e sinqertë!”

Nuk ka asnjë konfirmim nga Michelle Obama apo nga stafi i saj për përdorimin e medikamenteve të tilla.

Megjithatë, në vitin 2022 ajo ka folur hapur për ndryshimet fizike gjatë menopauzës, duke treguar se kishte shtuar peshë dhe se e kishte ndjerë vështirësinë e jetës në atë fazë:

“Në menopauzë, ke një rritje të ngadaltë të peshës që as nuk e vëren… Vesh rroba elastike dhe më pas zbulon se ato të vitit të kaluar nuk të hyjnë më,” tha ajo për People.

Fotot e Leibovitz, të cilat synojnë të portretizojnë gratë moderne në forma të ndryshme, kanë hapur një diskutim të gjerë – mes admirimit për stilin dhe mesazhin e projektit, por edhe mes dyshimeve për presionet estetike tek figurat publike.

Debati vazhdon, ndërsa seti fotografik pritet të publikohet i plotë së shpejti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...