20.9 C
Tiranë
Friday, July 24, 2026

Vritet brenda bashkisë kryebashkiaku i Temoac në Meksikë, autorët ende të paidentifikuar

Kryebashkiaku i qytetit Temoac, në shtetin Morelos të Meksikës qendrore, është vrarë nga persona të armatosur brenda ambienteve të ndërtesës së bashkisë.

Prokuroria e shtetit njoftoi se Valentin Lavigne, kryebashkiak i Temoac dhe anëtar i partisë në pushtet MORENA, u gjet i pajetë nga policia brenda zyrave të institucionit që drejtonte.

Sipas raportimeve të mediave lokale, Lavigne kishte qenë më herët objekt i një atentati në muajin janar, por kishte arritur të mbijetonte.

Autoritetet meksikane kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi motivin e mundshëm të sulmit.

Shteti Morelos konsiderohet një nga zonat ku veprojnë grupe të fuqishme të trafikut të drogës dhe prej vitesh përballet me nivele të larta dhune të lidhur me aktivitetin kriminal.

Vrasja e Lavigne ka rikthyer vëmendjen te rreziku që përballojnë zyrtarët vendorë në Meksikë. Që prej vitit 2006, kur vendi hyri në një periudhë përshkallëzimi të luftës kundër karteleve të drogës, dhjetëra zyrtarë lokalë janë vrarë.

Një nga rastet më të bujshme ishte vrasja e kryebashkiakut të Uruapanit, Carlos Manzos, në fund të vitit 2025, i cili u ekzekutua gjatë një aktiviteti publik pasi kishte kundërshtuar hapur kartelet e drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Gjirokastër, foshnja 7-muajshe humb jetën gjatë transportit drejt spitalit, nisin hetimet për...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një foshnjë vetëm 7 muajshe ka humbur jetën gjatë transportit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal...

Bërxullë/ Gjendet pistoletë dhe fishekë në banesën e 43-vjeçarit, arrestohet Juljan Koni

0
Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia në fshatin Bërxullë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë e mbajtur...

Refit Buzi liron ish-të fejuarën pas negociatave me RENEA-n, vijojnë përpjekjet për dorëzimin e...

0
Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën e tij, Rozalinda Plaka, të cilën dyshohet se e...

Seanca e fundit parlamentare mbyllet me tensione, demokratët bllokojnë foltoren dhe mazhoranca voton projektligjet

0
Seanca e djeshme parlamentare u mbyll me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, pasi deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit duke kundërshtuar zhvillimin...

Aksidenti në det në Vlorë, 17-vjeçari përfundoi në spital pasi rrëshqiti në pjesën e...

0
Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në det, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur...