26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Fugoni përfundon në kanal, 3 viktima në Itali”/ Aksident tragjik në Venecia, 6 të mbijetuar shpëtojnë vetë

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në zonën Cà Lino di Chioggia, në provincën e Venecia, pasi një minivan me nëntë pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal.

Sipas autoriteteve italiane, pas ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit dhe nxjerrjes së mjetit me vinç, në brendësi të automjetit u gjetën trupat e pajetë të tre burrave. Gjashtë personat e tjerë arritën të dilnin vetë nga mjeti dhe u shpëtuan pa rrezik për jetën.

Në operacionin e shpëtimit morën pjesë zjarrfikësit nga Chioggia dhe Cavarzere, një ekip zhytësish nga Venecia, si dhe një vinç i ardhur nga Mestre.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim nga autoritetet italiane, të cilat po punojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...